26 Shkurt, 2020

Sherr mes motrave në familjen Kardashian, Kourtney i gjuan me shishe, Kim e godet me shpulla


Kris Jenner njoftoi fansat se çfarë do ndodhë në episodin e ardhshëm të Keeping Up With The Kardashians. Dhe drama ka pushtuar familjen e saj.

 

Në videon e publikuar, shihet që motrat e mëdha të familjes së famshme rrihen me njëra-tjetrën.

Kourtney e qëllon me shishe Kim, ndërsa ajo i kthehet duke e qëlluar me shpullë pas një debati.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi sherrin mes tyre, por Kourtney duke se e provokon Kim pasi e qëllon me shishe duke e pyetur: “Nuk ke asgjë për të thënë.”  

Ndërsa Kim i kthehet: “Mos e bëj më kurrë këtë” para se ta godiste.

Por 40-vjeçarja ulet shpejt për të shmangur gjuatjen e motrës.

Mbetet për tu parë episodi i plotë i KUWTK  për të kuptuar se çfarë e shkaktoi sherrin në familjen Kardashian, që do jepet më 26 mars.

© Panoramaplus.al