Që prej ditës së djeshme, po qarkullon në rrjet një video e një sherri të dhunshëm.
Nga pamjet duket një vajzë me flokë të kuqe që ngjason me reperen Rina Balaj dhe tani të gjithë po mendojnë se është ajo.

Por pasi ka parë reagimet, Rina ka vendosur që të tregojë se si qëndron e vërteta. Përmes një video të postuar në “Instagram”, reperja shprehet se nuk janë të vërteta lajmet që kanë dalë për të.

Madje ajo shton se është kundër dhunës dhe kurrsesi nuk është ajo vetë në video. “Kjo video e cila ditët e fundit ka pushtuar rrjetet sociale me pretekstin se jam unë, desha t’i paralajmëroj të gjithë fansat se unë nuk jam në këtë video dhe që jam gjithmonë kundër këtyre dukurive”, shkruan Rina.

