15 Shkurt, 2019

Shën Valentini i Genta Ismajlit ishte i zjarrtë! Poston fotot nga vaska e veshur me të brendshme seksi


Këngëtarja e njohur Genta Ismajli duket se ka kaluar Shën Valentinin më të zjarrtë që vumë re në “Instagram”-in e të famshmëve shqiptare.

Në profilin e saj në rrjetin social, Genta ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi seksi nga vaska. Ajo shfaqet e veshur me të brendshme të kuqe “Dior”, që i nxjerrin në pah gjoksin.

 

View this post on Instagram

 

stars in d i o r ?

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli) on


E futur në një vaskë të mbushur me petale trëndafili dhe me një gotë shampanjë në dorë, këngëtarja duket mjaft seksi dhe provokuese.

Në këtë ambient romantik, Genta nuk shfaqet vetëm, pasi shohim se po i bën shoqëri një qenush.

“Gëzuar Ditën e Shën Valentinit nga unë dhe Blu”, shkruan Genta duke prezantuar qenin e saj për fansat në “Instagram”.

 

View this post on Instagram

 

✖️’s and ?’s

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli) on

© Panoramaplus.al