3 Korrik, 2021

Shefi i kuzhinës ndërroi jetë pasi ra aksidentalisht në një kazan që po ziente supë pule


Një javë më parë një kuzhinier në Irak ndërroi jetë pasi ra aksidentalisht në një kazan me supë pule.

kazani

Mediat e huaja shkruajnë se kuzhinieri i identifikuar si Issa Ismail, ishte duke ndihmuar për përgatitjen e një banketi dasme më 15 qershor, por ndërsa po trazonte supën rrëshqiti dhe ra brenda në kazan.

25-vjeçari pas ngjarjes u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra.

Mjekët për disa ditë me radhë u përpoqën t’i shpëtonin jetën, por siç duket ishte një mision i pamundur për ata.

Ismaili, vdiq me datë 21 qershor, si rezultat i djegies së shkallës së tretë në rreth 70 përqind të trupit të tij.

© Panoramaplus.al