7 Dhjetor, 2022

“Shau nënat e…”/ Don Xhoni ‘kryqëzohet’ nga mediat serbe, ja çfarë ndodhi


Mediat serbe kanë akuzuar reperin e njohur Xhonatan Isufi ose ndryshe i njohur si Don Xhoni. Artikulli shkruan për reperin nga Drenica se në një nga koncertet e tij ai ka ofenduar serbët së bashku me publikun.

“Skandal pas ndeshjes Serbi – Zvicër: Reperi shqiptar shau nënat e serbëve në mënyrën më brutale gjatë performancës”, shkruhej në titullin e lajmit.

Kujtojmë se disa javë më parë Don Xhoni është gjobitur me dy mijë euro për armëmbajtje pa leje.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall të premten, nga gjykatësi Kushtrim Shyti.

Në seancën e mbajtur në po të njëjtën ditë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Hivzi Bajraktari, reperi është deklaruar fajtor.

“Ndihem shumë i penduar dhe shpresoj të mos ndodhë më kurrë”,– është shprehur asokohe Don Xhoni.

© Panoramaplus.al