Moderatori i dashur për publikun shqiptar, Ardit Gjebrea dhe komentatori i njohur Dritan Shakohoxha, vizituan sot për herë të parë stadiumin e ri që po ndërtohet “Arena Kombëtare”.

Ishte Arditi ai që publikoi disa video në “Instastory”, ku tregonte se si dukej stadiumi i cili është ende në ndërtim. Videot u shoqëruan me komentet e të dyve, ku në një moment Shakohoxha shprehet se sa mirë që Arditi nuk është bërë komentator.

“Kam ardhur në stadium me komentatorin më të famshëm të “E diela shqiptare” që është Arditi. Mirë që s’u bërë komentator se do të na kishe lënë pa punë. Shyqyr!”, shprehet ai.

“Do jetë me të vërtetë bukur ta jetosh futbollin e këtij stadiumi, spektakolar”, vijon ai.
“A u fute me këmbën e djathtë?”, e pyet Arditi duke qeshur.

Shakohoxha tregon se Arditit i ka marrë një fanellë të kombëtares shqiptare me mbiemrin e tij, në mënyrë që në të ardhmen ta veshë edhe djali, Jon Gjebrea.


