22 Korrik, 2023

Shakira shënon një tjetër sukses në muzikë, artistja fiton tetë çmime në “Premios Juvented 2023”


Shakira ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ndërsa mori pjesë në çmimet “Premios Juvented 2023” në San Juan, Puerto Rico.

Këngëtarja latine bëri që të gjithë të kishin mendjen tek ajo teksa u shfaq e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë të kuqe, ku i nxirrte në pah turpin perfekt.

Artistja shënoi një tjetër sukses duke marrë tetë çmime, ku përfshinte kategoritë si kënga më e mirë ‘Pop/Urban’.

Pasi mësoi se do të merrte në shtëpi disa trofe, këngëtarja e hitit “Monotonia” u shpreh gjatë një fjalimi në skenë: “Fati më i mirë që kam pasur është me fansat e mi. Ju më frymëzoni të jem më e mirë dhe të mos dorëzohem kurrë. Të jem e sinqertë, kur kisha dyshime për veten, më bëtë të besoja përsëri në veten time.

Kur ndihem e brishtë, ju më jepni forcë. Ju më keni mbrojtur, keni qenë besnikë më mua. Festoni gëzimet e mia dhe jeni me mua edhe në betejat e mia.”

© Panoramaplus.al