Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira dhe Drake ‘ndezën’ thashethemet për një romancë së bashku, pasi u larguan në mënyrë të fshehtë nga e njëjta festë në orët e para të mëngjesit në West Hollywood, Kaliforni.

Një dëshmitar okular tha për DailyMail se 46-vjeçarja dhe reperi kanadez u panë të dy duke ‘u larguar brenda disa minutave nga njëri-tjetri nga festa në orën 3:25 të mëngjesit’.
Kujtojmë që dyshja u panë së bashku vetëm disa ditë pasi një burim i afërt me këngëtaren tha se ajo dhe piloti britanik, Lewis Hamilton janë me shumë se miq dhe pas një udhëtimi të fshehtë të dyshes në Ibiza.

© Panoramaplus.al

