26 Qershor, 2023

Shakira do të bëhet nënë për herë të tretë? Parashikuesja shokon fansat e këngëtares me deklaratën e saj: Nuk do të jetë një vit i qetë për të


Parashikuesja Mhoni Vidente ka bërë disa zbulime të papritura për jetën e Shakirës.

Ajo ka parashikuar se e ardhmja nuk do të jetë e qetë për këngëtaren kolumbiane.

“Po vijnë çështje ligjore, më e keqja ndonjëherë. Pique, babai i fëmijëve të saj dhe rrethi i tyre do të padisë Shakirën për t’i larguar fëmijët prej saj, sepse ata thonë se ajo dëshiron të fillojë një turne dhe nuk ështën jë nënë e përkushtuar për ta”.

Dhe së fundmi Mhoni tha se Shakira mund të mbetet shtatzënë me fëmijën e saj të tretë. Parashikimi ka rënë si një bombë në rrjetet sociale dhe fansat aludojnë se babai mund të jetë Leëis Hamilton:

“Dikush që do të bëhet nënë këtë vit është Shakira. Babi është një sportist ose dikush që po shoqërohet me të”. Parashikuesja theksoi ndër të tjera se Shakira po kërkon të ketë një vajzë.

Përmendet gjithashtu mundësia që Tom Brady, një ish-lojtar profesionist i futbollit amerikan, të jetë një tjetër sportist me të cilin Shakira mund të nisë një romancë edhe pse për momentin gjithçka duket se tregon një lidhje mes këngëtares dhe Hamiltonit.

© Panoramaplus.al