Kampioni i botës në Formula 1, Leëis Hamilton dhe ylli kolumbian Shakira , përflitet se janë në një lidhje dhe së shpejti mund të shkojnë në pushime së bashku për herë të parë.

Pas Çmimit të Madh të Spanjës, thashethemet për dyshen u shtuan pasi Shakira ishte e pranishme në garën e dytë të sezonit dhe dyshja janë shfaqur disa herë nën praninë e njëri-tjetrit.
Sipas dëshmitarëve të asaj që ndodhi gjatë GP-së spanjolle, në paddock në Montmelo kishte përqafim dhe ata madje u puthën.
Por Shakira dhe Leëis Hamilton po shkojnë së bashku me pushime?
Një nga gazetarët që ka marrëdhëniet më të mira me këngëtaren kolumbiane është Jordi Martin dhe në emisionin ‘Amor y Fuego’ gazetari së fundmi pohoi se ylli dhe sportisti po planifikojnë arratisjen e tyre të parë romantike.
“Hamilton dhe Shakira po planifikojnë të shkojnë për pushime së bashku dhe unë tashmë e di destinacionin”, tha ai.
“Është një vend i Karaibeve, një udhëtim i shkurtër prej rreth një ore.Kam njerëz që janë të afërt me Shakirën dhe janë takuar këtë javë dhe ajo u ka thënë se është e emocionuar dhe e lumtur”, tha ai.
Kujtojmë se rreth një vit më parë Shakira i dha fund marrëdhënies disa vjeçare e me ish-futbollistin Gerard Pique, me të cilin ndan edhe dy djem pasi ky i fundit e tradhëtoi me partneren e tij aktuale Clara Chia.
© Panoramaplus.al
