21 Qershor, 2023

Shakira dhe Lewis Hamilton nisin pushimet së bashku, ja ku është arratisur çifti


Këngëtarja Shakira dhe Lewis Hamilton pritet të nisin pushimet e tyre të para së bashku, ku sipas mediave të huaja bëhet me dije se dyshja do të niset drejt vendeve të Karaibeve.

lewis-hamilton-shakira-image-split-planetf1

“Ata po planifikojnë arratisjen e tyre të parë romantike”, sipas Jordi Martin, një prej gazetarëve që ka marrëdhëniet më të mira me këngëtaren kolumbiane.

Siç bën me dije gazetari, dyshja së fundmi është parë sërish së bashku në Barcelonë gjatë fundjavës ku shton se këta të fundit pritet të kalojnë verën së bashku.

Madje ai ka treguar edhe destinacionin e tyre dhe ka shpjeguar se është shumë afër. “Është një vend i Karaibeve, një udhëtim i shkurtër prej rreth një ore ,” tha ai.

Ai madje theksoi se do të jepte më shumë detaje rreth udhëtimit të tyre, por çifti nuk duan që lidhja e tyre të jetë ende në sy të publikut.

“Kam njerëz që janë afër Shakirës dhe janë takuar këtë javë. Ajo po u tregonte se sa e emocionuar dhe e lumtur ishte ”, thotë ai.

Romanca mes Shakirës dhe Hamilton nisi në Miami, menjëherë pas ndarjes së saj nga Gerard Pique.

© Panoramaplus.al