Kohët e fundit në rrjet kanë kanë qarkulluar lajme se këngëtarja e njohur Shakira dhe piloti i Formula 1, Lewis Hamilton kanë nisur një romancë dashurie.

Dyshja janë parë së bashku por edhe me shoqërinë e përbashkët në darka romantike në qytete të ndryshme si Barcelona dhe Londër.

Gjithashtu Shakira disa ditë më parë u pa në Grand Prix ku Hamilton zhvilloi një garë për çmimin e parë, madje sipas disa burimeve dyshja shkëmbyen një puthje në prapaskenën e eventit në Mbretërinë e Bashkuar.
Mirëpo së fundmi u aludua se piloti është lodhur nga Shakira dhe dëshiron që ti japë fund lidhjes.

Ndonëse deri më tani asnjëri nga ata nuk kanë konfirmuar lajmet, Jordi Martin një mik i afërt i Shakirës ka sqaruar lajmet që po qarkullojnë në lidhje me marrëdhënien e këngëtares dhe Hamilton.
Ai tregoi se mes dyshes ka diçka më shumë se miqësi, por sipas tij të dy e dinin qartë që lidhja e tyre nuk është serioze.
“Do të doja të përgënjeshtroja një raport që u botua në një gazetë katalanase që thotë se Hamilton është i lodhur nga sjellja e Shakirës. Mund ta mohoj plotësisht këtë informacion, sepse kam folur me ambientin e Shakirës dhe ata konfirmojnë se mes saj dhe Hamiltonit ka pasur dhe do të ketë gjithmonë një miqësi të bukur. Mes tyre kishte më shumë se miqësi. Por të dy e dinin qartë se nuk kishte asgjë serioze mes tyre dhe kishin liri të plotë për të bërë çfarë të donin.”– tha Martin.
© Panoramaplus.al
