13 Shtator, 2022

Shakaja e sikletshme në “Emmy Awards”/ Komediani tallet me Leo DiCaprion: Zendaya është shumë e vjetër për tu lidhur me të


Edhe Kenan Thompson u tall me Leonardo DiCaprio për faktin se ai lidhet vetëm me vajza nën 25 vjeç.

Gjatë ‘Emmys 2022’ të hënën mbrëma, anëtari i kastit të “SNL” dhe drejtuesi i shfaqjes së çmimeve uroi Zendaya-n për ditëlindjen e saj të 26-të që e festoi pak ditë më parë dhe më pas bëri një goditje ndaj yllit të “Wolf of Wall Street”.

“Zendaya mbushi 26 vjeç javën e kaluar, gëzuar ditëlindjen. Njëzet e gjashtë vjeç është një moshë e çuditshme në Hollywood,” tha Thompson ndërsa kamerat treguan një Zendaya të skuqur. “Dua të them se je mjaft e re për të luajtur një nxënës të shkollës së mesme, por je shumë e vjetër për të dalë me Leonardo DiCaprio,” tha ai.

Aktorja e cila fitoi për herë të dytë çmimin Emmy si “Aktorja më e mirë”, është aktualisht në lidhje me Tom Holland. Ajo fshehu fytyrën e saj me duar, ndërsa pjesa tjetër qeshi me shakanë e Kenanit.

DiCaprio u bë kryefjalë e rrjetit muajin e kaluar pasi u nda me Camila Morrone vetëm disa muaj pasi ajo mbushi 25 vjeç. Dyshja u ndanë pas katër vitesh lidhje, gjë që interneti ia atribuoi modeles që kaloi moshën e lejuar të lidhjeve të yllit të ‘Hollywood’.

DiCaprio dhe Morrone filluan të takoheshin në vitin 2017 kur ajo ishte vetëm 20 vjeç. Modelja mbrojti diferencën e tyre 23-vjeçare në të kaluarën, duke thënë për ‘Los Angeles Times’ në vitin 2019, “Ka kaq shumë marrëdhënie në Hollywood – dhe në historinë e botës – ku njerëzit kanë diferenca të mëdha në moshë. Thjesht mendoj se çdokush duhet të jetë në gjendje të dalë me cilin dëshiron të dalë.”

Femra të tjera të njohura që kanë qenë në lidhje me DiCaprio, të cilat ishin 25 vjeç ose më të reja në kohën e lidhjes së tyre përfshijnë Kate Moss, Helena Christensen, Naomi Campbell, Bar Refaeli, Nina Agdal dhe Gisele Bündchen. Aktori thuhet se pasi u nda nga Morrone ka qenë i interesuar për modelen Gigi Hadid, 27 vjeç – një hap i madh për aktorin.

Ndërkohë, Zendaya ka vite që është në lidhje me partnerin e saj të “Spider-Man: No Way Home”, me raportet për lidhjen e tyre që nisën për herë të parë në vitin 2017. Në vitin 2021, dyshja u kapën duke u puthur në një makinë, duke konfirmuar lidhjen e tyre.

© Panoramaplus.al