12 Dhjetor, 2018

Sfidon temperaturat e ulëta të dhjetorit, ja si shfaqet Poni në mes të dëborës (FOTO)


Këngëtarja e njohur Poni është një ndër femrat më të ndjekura e të komentuara në rrjetin social “Instagram”.

Herë pas here këngëtarja ndan me ndjekësit poza të ndryshme të sajat. Por një foto e publikuar së fundmi në “Instastory” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Poni shfaqet teksa pozon pranë një peizazhi ku binte borë, duke sfiduar kështu temperaturat e ulëta. E veshur me një fustan shumë të hollë me rripa, këngëtarja shfaqet në ballkon edhe pse po binte borë.

Këngëtarja i ka kthyer shpinën kamerës, teksa shijonte peizazhin e mrekullueshëm që kishte përballë vetes.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al