23 Janar, 2019

Sfida e fotove, nga Osmani te Starova e Albert Xhani, ja si kanë ndryshuar personazhet e sportit në 10 vite


Vetëm në “Instagram” kanë gjeneruar më shumë se dy milionë e gjysmë postime nga 17 janari deri më sot. Kaq mjafton për të kuptuar se çfarë fuqie kanë rrjetet sociale. Bëhet fjalë për “10 Year Challenge”, “Ndryshimi në 10 vite”.

Rregullat janë të thjeshta për përdoruesit e rrjeteve sociale. Mjaftojnë dy foto, më mirë të bashkuara me njëratjetrën: njëra në vitin 2009 dhe tjetra në vitin 2019. Viti i parë nuk është rastësor, por lidhet me faktin se atëherë është krijuar “Facebook”-u dhe përdoruesit mund të gjejnë fotot e ndryshme dhe të shohin veten sesi kanë ndryshuar.

Foto që krijojnë humor, duke parë ndryshimin e personave në aspektin fizik, por mbi të gjitha që të mundësojnë të risjellësh kujtime nga 10 vite më parë. Mjafton hashtagu “#10yearchallenge” dhe je futur në rrjetin e madh të kësaj “sfide”. Por ka shumë prej tyre që nuk e kanë respektuar afatin 10-vjeçar të ndryshimeve dhe kanë shkuar përtej kësaj, duke postuar edhe foto pak më të vjetra në kohë. Një nga ata që nuk e kanë “respektuar” këtë afat me fotot që po publikon sot është edhe “Panorama Sport”.

Gazeta, duke marrë shkas nga “10 Year Challenge” dhe duke përfituar edhe nga arkivi i saj i pasur, vendosi t’i ofrojë publikut fotot e disa prej personazheve më në zë të sportit, sesi kanë qenë ata para 10 ose më shumë vitesh. Një pjesë kanë pësuar ndryshime të vogla, ndërsa për disa të tjerë ndryshimi është drastik…

© Panoramaplus.al