26 Shkurt, 2022

“Seven”/E merrni dot me mend sa ka kushtuar jahti më i ri i David Beckham?


David Beckham , duket se po shijon jetën teksa është fotografuar të premten  në një supër jaht me vlerë 5milionë paund në Miami,  ndërsa ishte duke konsumuar dhe një gotë verë. 46-vjeçari ishte nën praninë e fëmijëve të tij dhe mikut të ngushtë, Dave Gardener, 10 vjeç, ndërsa ishin duke u kthyer në jahtin 93.5 metra, të quajtur ‘Seven’.

Në verë, Davidi u pa në selinë e një kantieri detar italian Ferretti në Forli, ku ka parë disa jahte dhe tani futbollisti po shijon jahtin e tij më të ri me familjarët.

Një burim i tha The Sun: “David shikoi disa jahte gjatë verës dhe ndihmoi vetë në projektimin e varkës dhe ka qenë jashtëzakonisht i kujdesshëm me gjithçka.

Nuk është një super-jaht i stilit oligark, por është sipas standardeve të kujtdo. Ai u frymëzua pas pushimeve me Elton John dhe David Furnish në varkën e tyre.

Do të ketë një zonë ku fëmijët do të zhyten në ujë dhe anija do të jetë një bazë e shkëlqyer për të gjithë familjen Beckham që të ketë pushime magjike jashtë vendit.

David me krenari e quajti anijen e tij ‘Seven’ (shtatë), sipas numrit të tij ikonik të fanellës që mbante për gjashtë vjet ndërsa luante për Manchester United, ai gjithashtu mbante numrin shtatë për ndeshjet ndërkombëtare për Anglinë. Seven gjithashtu ka një kuptim të veçantë për Davidin dhe Victoria pasi është edhe emri i dytë i vajzës së tyre Harper.

Anija mund të strehojë deri në 10 të ftuar në pesë dhoma gjumi, me katër anëtarë të ekuipazhit në bord të gatshëm për të shërbyer çdo nevojë të familjes.

 

© Panoramaplus.al