15 Mars, 2022

Seriali spanjoll “Elite” rikthehet me sezonin e 5/ ‘Netflix’ zbulon datën e publikimit


Seriali më i ndjekur spanjoll ‘Elite’, do të rikthehet për sezonin e 5-të pasi Netflix caktoi një datë premierë në fillim të prillit. Një konkurrencë midis ‘Riverdale’ dhe ‘Euphoria’ , seriali hit i adoleshentëve, ‘’Elite’, ka mahnitur shikuesit me skandale dhe drama për disa vite tashmë.

Aty ku gjërat mbaruan, ‘Elite’ do të sjellë dicka të re. Asnjë nga aktorët kryesorë nuk përfundoi i vdekur këtë herë, por Guzmánm vrau aksidentalisht Armandon, në fundin e sezonit të katërt. Si rezultat, Guzmán la Spanjën pas për të parë Evropën me mikun e tij më të mirë Ander të cilit i duhej të linte të dashurin e tij Omar.

Pjesa tjetër e ekuipazhit të ‘Las Encinas’ kanë të gjithë shumë gjëra për të zbuluar, të cilat me siguri do të dalin në dritë kur  sezoni 5 i Elitës të arrijë në muajin e ardhshëm.

Sipas ‘TVLine’ , ‘Netflix’ ka konfirmuar se ‘Elite’ do të rikthehet për sezonin 5-të më 8 prill. Si zakonisht, të 8 episodet do të jenë të disponueshme atë ditë.

Bashkë-krijuesi i ‘Elite’ Carlos Montero tha në një deklaratë:

“Élite është një univers ku dua të kthehem gjithmonë. Si krijues dhe si spektator. Më stimulon, më ngushëllon, më inkurajon. Dhe sezoni i pestë ka qenë kaq i mrekullueshëm, aq i gjallë, sa e di se do t’i rikthehem më shumë se dy herë dhe tre herë. Është një festë për shqisat. Do ta shijoni.

Sezoni 5 i elitës  do të ketë shtimin e tre personazheve të rinj: Bilal, Isadora, Iván. Diku tjetër, personazhe si Omar, Phillipe dhe Mencía do të përballen ende me pasojat e  sezonit 4 të Elite .

 Nuk është ende e qartë nëse Ander dhe Guzmán do të kthehen nga udhëtimi i tyre, megjithëse thuhet se Omar po merret me largimin e Ander. Mund të ndodhë që “Omander” është me të vërtetë në fund për momentin, megjithëse me siguri do të ketë shumë çifte të tjera që do të shfaqen për t’i mbajtur fansat të zënë.”

Shfaqja është e njohur për kthesat e saj të vazhdueshme, dhe megjithëse nuk është ende e qartë se cili do të jetë misteri kryesor për sezonin 5, kjo gjë do të zbulojë së shpejti. Sezoni i elitës 5 ka të ngjarë të ketë një trailer në javët e ardhshme ndërsa premiera e tij po afrohet.

© Panoramaplus.al