16 Maj, 2019

Sensuale e sharmante, Rita Ora për herë të parë në Festivalin e Kanës (FOTO)


Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka shkelur për herë të parë në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës.

Rita ka shkëlqyer me paraqitjen e saj dhe mori vëmendjen e të gjithëve në një prej festivaleve më të rëndësishëm të filmit në gjithë botën.

E veshur me një fustan të bardhë të çarë rrëzë kofshës dhe të hapur në pjesës e dekoltesë, Rita dukej sensuale dhe sharmante.

Me flokë gjysmë të mbledhura dhe gjysmë të lëshuara e bënin atë të dukej tërësisht natyrale dhe të ëmbël.

© Panoramaplus.al