Këngëtarja Selena Gomez ka folur hapur se sa “e padrejtë” është industria muzikore që seksualizon yjet e moshës së re.

Majin e kaluar, Selena Gomez u ul me Tracee Ellis Ross, Amy Schumer, Molly Shannon, Quinta Brunson dhe Bridget Everett në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga The Hollywood Reporter.
Gomez komentoi se ndjehej e “turpëruar” në një nga kopertinat e albumit të saj.
Kopertina e albumit:
Selena Gomez përmendi se ajo ka pozuar nudo në albumin e saj të dytë në studio, ‘Revival’.
Këngëtarja ishte 24 vjeç kur publikoi kopertinën e albumit me foton bardh e zi teksa pozonte pa rroba.

“Unë në fakt bëra një kopertinë albumi dhe më erdhi shumë turp pasi e bëra “, tha Selena.
“Më duhej të punoja me ato ndjenja sepse kuptova se ishte e lidhur me diçka më të thellë që po ndodhte. Dhe ishte një zgjedhje që nuk isha domosdoshmërisht e lumtur që e bëra, por mendoj se kam bërë më të mirën time, të paktën përpiqem të jem vetvetja.”
“Dhe unë nuk jam një person tepër seksual ,” tha Gomez.

“Ndonjëherë më pëlqen të ndihem seksi, por kjo nuk do të thotë se është për dikë tjetër . Mund të jetë për mua.”
Këngëtaret dhe aktoret femra ndjekin urdhrat për t’u futur në treg siç bëri Selena.
Megjithatë, nga këndvështrimi i tyre, është më e vështirë të fitosh respektin e kolegëve artistë kur ata pozojnë ose ndjekin ato udhëzime.

“Ndjeva se ishte shumë e vështirë për njerëzit që të më merrnin seriozisht ”, zbuloi ajo.
“Unë e kam kaluar ngadalë këtë, dhe jam vërtet e kënaqur, por ishte shumë frustruese . U ndjeva si një ‘lolo’ , e dini?”.


