7 Maj, 2022

Selena Gomez do të prezantojë për herë të parë programin e famshëm “Saturday Night Live”


Selena Gomez po bën debutimin e saj të parë në ‘Saturday Night Live’. Aktorja dhe këngëtarja, aktualisht wshtw duke punuar në sezonin e dytë të serialit të suksesshëm ” Only Murders In The Building”.

Gomez do të prezantojë episodin e parafundit të sezonit. Ajo e ndau njoftimin në Instagramin e saj, duke përmendur se sa e emocionuar ishte për arritjen e saj kaq të rëndësishme. “Mami…mendoj se ia dola. Kaq mirënjohëse dhe kaq eemocionuar. Shihemi më 14 maj!!!”, ka shkruar ajo.

Seriali i ri i Gomez, “Only Murders in The Building”, do të shfaqet premierë më 28 qershor. Shfaqja u prit me sukses të madh dhe në të luajnë aktorët e ‘SNL’, Steve Martin dhe Martin Short, të cilët mund të kenë një paraqitje gjatë episodit të Selenës dhe monologut hapës.

Për sezonin e dytë, seriali ka shtuar Amy Schumer dhe Cara Delevingne . Në një intervistë me Vanity Fair, prezantuesi i serialit, John Hoffman , shpjegoi se personazhi i Cara Delevingne quhet Alice dhe do ta vendosë personazhin e Selenës Mabel “në kontakt me një anë të vetes që ajo e ka lënë disi pas dore që nga fillimi i shfaqjes”.

Selena dhe Cara kanë qenë mike për një kohë të gjatë. “Ishte fantastike që ato të dyja e njihnin njëra-tjetrën dhe ndiheshin rehat”, tha Hoffman.

Në vitin 2016, Gomez performoi në Saturday Night Live si e ftuar muzikore. Ajo këndoi “Hands to Myself” dhe “Same Old Love”, të dyja pjesë e albumit të saj të dytë solo ” Revival “.

 

© Panoramaplus.al