Pasi Mimoza Shkodra u vesh si nuse dhe u shfaq të “martohej” me këngëtarin e njohur, Adrian Gaxha, tani është radha e Seldi Qalliut që të na bëj dyshes rreth jetës së tij private.

Seldi së fundmi është parë në shoqërinë e modeles Keisi Meidini. Madje paparaci i “Panorama Plus” i kapi disa ditë më parë bashkë në sfilatën e “Xhoi&Xhei”.

Por burimet tona thanë se pas këtij afrimiteti fshihet një bashkëpunim, një këngë e re që pritet të publikohet së shpejti.
Ndërkohë Seldi nuk ka ngurruar t’i shprehë edhe publikisht fjalët e mira për Keisin. Në një video të publikuar nga këngëtari në “Instastory”, ai komplimenton Keisin për pamjen me fustan nusërie, ndërsa shkruan fjalë të ëmbla krahas postimit.

“Vajza ime e bukur. Po vjen së shpejti…”, shkruan Seldi në video.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
