Për vite me radhë, një burrë australian 56-vjeçar i quajtur Simon Dorante-Day pretendon se mbreti Charles dhe Camilla janë prindërit e tij biologjikë. Ai pretendoi se gjyshja e tij birësuese, e cila dyshohet se punonte për Mbretëreshën, i tha atij në shtratin e vdekjes se Charles dhe Camilla ishin prindërit e tij biologjikë.

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, Dorante-Day tha në rrjetet sociale:
“Që kur mora vesh për humbjen e gjyshes sime Lilibet, jam ‘mbytur’ me mesazhe ngushëllimi për humbjen. Faleminderit të gjithëve për fjalët e ndjera dhe shqetësimet tuaja. Siç shumë prej jush i keni shprehur familjes time dhe unë po vajtoj jo vetëm për humbjen e Madhërisë së Saj, por edhe për humbjen e një mundësie tjetër për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë të këndshme, në mënyrën e duhur”, shkroi ai duke iu referuar ‘luftës’ së tij ndaj Charles dhe Camilla për ta pranuar si fëmijën e tyre.
Vitin e kaluar, Dorante-Day kërkoi që të bëhej një test i ADN-së që nga viti 2018 për të vërtetuar pretendimet e tij por gjithmonë iu është refuzuar.
Inxhinieri me nëntë fëmijë, Simon Charles Dorante-Day lindi në Mbretërinë e Bashkuar, më saktë në Hampshire në vitin 1966, por disa muaj pas lindjes së tij një familje angleze e adoptoi dhe më pas u shpërngul në Australi.

Burri pretendoi se gjyshja e tij adoptuese punonte për Mbretëreshën. Ai tha se gjyshja i rrëfeu në shtratin e vdekjes se kishte mbajtur një sekret prej tij gjatë gjithë jetës së saj.
Dorante-Day besoi se Mbreti dhe bashkëshortja e tij e ngjizën atë kur ishin adoleshente. Ai lindi në vitin 1966 – që do të thotë që Charles dhe Camilla kishin një fëmijë para martesës së tij me Princeshën Diana .
Ai tha se Camille e lindi atë dhe ia dha një familje që punonte për Mbretëreshën. Ai tha se gjyshja e tij adoptuese, e cila punonte në pallat, e rriti atë.

Sipas Simonit, Charles dhe Camilla do ta kishin konceptuar atë kur ishin shumë të rinj; kur Charles ishte 17 vjeç dhe Camilla 18, shumë përpara martesës së Charles me Dianën.
Pikërisht për këtë arsye dhe për të shmangur skandalin e një fëmije jashtë martese, mbretëresha Elizabeth do t’ia kishte besuar foshnjën një familjeje të besuar. Dhe, përsëri sipas Simon, ajo do të punonte gjithashtu për të siguruar që familja e re të jetonte pa probleme në Australi, sa më larg nga Londra.
Gjithçka potencialisht e mundshme, përveç faktit që Princi i ri Charles u takua zyrtarisht me Camilla vetëm në 1970.
Charles dhe Camilla nuk i janë përgjigjur kurrë pretendimeve të fëmijës së tyre të fshehtë. Dorante-Day tha se ai kontaktoi Mbretëreshën përpara vdekjes së saj. Ai shkroi një letër duke shpjeguar situatën e tij, por kurrë nuk e mori vesh.


