
Vajza e Alketa Vejsiut, Nikol Nelo, i la të gjithë pa fjalë ditën e djeshme kur publikoi një video duke kënduar. Vajza e moderatores së dashur bëri bujë të madhe me daljen e saj të parë në rrjetet sociale, duke pasur parasysh se moderatorja ka preferuar gjithmonë ta mbajë familjen e saj larg syve të publikut. Ajo shëndërrua menjëherë në një yll Instagrami, duke numëruar rreth 20 mijë ndjekës.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një audio ku dëgjohet duke kënduar. Nikol ka realizuar një “cover” të një prej këngëve të James Arthur dhe ka vendosur të ndajë një pjesë të saj në Instagram.
Megjithatë, ajo thotë se nuk e ka në plan të bëhet këngëtare. Teksa ka realizuar një bisedë vietuale me ndjekësit në Instagram, Nikol është pyetur nëse e mendon veten si këngëtare.
“Asnjëherë. Nuk ka qenë kurrë gjëja ime!”- është përgjigjur ajo.

Më tej, ajo është pyetur për ankthin duke thënë se të gjithë e kemi kaluar dhe është gjëja më e keqe ndonjëherë.

Ndërsa pyetjes ngacmuese nëse i pëlqejnë lidhjet në këtë moshë, i është përgjigjur me diplomaci, duke thënë: “Në ndihesh se dikush të plotëson dhe të bën të lumtur pse jo, nuk kam asgjë kundër.”

Kujtojmë se përsa i përket marrëdhënies nënë e bijë, Nikol ka treguar se ajo është e hapur me Alketën dhe i tregon çdo gjë. Nelo gjithashtu ka zbuluar se ajo dhe moderatorja udhëtojnë shumë shpesh së bashku.
Ajo po vazhdon studimet në Angli, ku ka shprehur dhe dëshirën për të jetuar në Britani dhe të ketë një biznes të sajin.


