3 Korrik, 2019

Së shpejti do të publikojë këngën e re, Adelina Tahiri zbulon pamje nga klipi (FOTO)


Prej dy vitesh, këngëtarja Adelina Tahiri nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor. Pas martesës me Serjoza Markov dhe lindjes së djalit, Jon, ajo ka vendosur që t’i përkushtohet familjes.

Por mesa duket tani për Adelinën ka ardhur koha që të rikthehet në tregun muzikor. Ditën e sotme ajo ka publikuar në “Instagram” një video të shkurtër të këngës së re, i cila do të titullohet “Përgjithmonë”.

 

View this post on Instagram

 

@darkodimitrov @petroxhori @maxproductional @armendaramadani @albinadylaa @fidan.haliti

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on


Në videoklipin që do të publikohet së shpejti, këngëtarja ka zbuluar edhe pak detaje nga pamja e saj, ku shfaqet me një fustan mahnitës.

Adelina ende nuk e ka bërë të ditur datën se kur do ta publikojë këngën, por nga komentet në postimin e saj, duket se me zor po e presin rikthimin e saj.

 

© Panoramaplus.al