11 Tetor, 2019

Së shpejti dasmë! Armina Mevlani tregon si e do fustanin e nusërisë


Blogerja e njohur shqiptare Armina Mevlani dhe partneri i saj Shëlze Berisha janë një nga çiftet më të komentuara të showbizit.

U tha se së shpejti do të ketë dasmë! E ftuar në ‘Ftesë në 5’, Armina ka folur për planet për martesë por edhe për fustanin e nusërisë.

Ajo tregoi se ka nisur të stilojë fustanin që do të veshë në ditën e saj më të veçantë dhe se fustanin do t’ja besojë njërës prej markave më të njohura.

Gjithashtu Armina është shprehur se do të jetë një nuse moderne dhe aspak tradicionale.

‘Nuk dua të jem një nuse tradicionale. Jam për modernen. Duke qenë se merrem edhe me modën. Dua një fustan të gjerë, të personalizuar për mua. Dua dhe disa elemente të çuditshme, të tipit gotik etj. Tek disa nga takimet që kam pasur në udhëtimet e mia kam folur edhe për fustanin e dasmës’, u shpreh ajo.

 

 

© Panoramaplus.al