11 Tetor, 2018

Së shpejti baba, Mozzik i bën që tani premtimin e rëndësishëm fëmijës që do vij në jetë


Reperi i njohur Mozzik dhe e dashura e tij, Loredana, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Ka disa kohën që flitet për një shtatzëni të mundshme të Loredanës, por zërat u konfirmuan vetëm kur ajo u filmua disa ditë më parë në një qendër tregtare me barkun e rrumbullakosur. Ajo është në muajt e fundit të shtatzënisë.

Por ditën e sotme ka qenë Moziik ai që ka bërë një dedikim emocionues për fëmijë që pritet të vijë në jetë. Ai ka postuar në “Instastory” një foto  ku shfaqet një baba që sakrifikon gjithçka për të ardhmen e fëmijës.

Mozzik nuk ka shkruar asgjë në foton ku shihet prindi i shtrirë duke ndihmuar fëmijën e tij të kalojë nga errësira në të ardhmen e ndritur.

E në këtë mënyrë, ai ka dashur që të tregojë se do të bëjë gjithçka për fëmijën e tij që do të vijë në jetë së shpejti.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al