Ndonëse i ka kaluar të 40-tat, mosha për këngëtaren e njohur Bleona Qereti është vetëm një numër pasi ndër vite ajo është cilësuar si një ndër femrat më të bukura shqiptare.

Artistja është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan me fansat momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi ajo ka postuar në Instagram një foto “hot” nga projekti i saj më i ri muzikorë, ndërsa ka çmendur fansat me format e saj përfekte trupore.

Në disa minuta Bleona ka marrë me mijëra pëlqime dhe komente positive nga ndjekësit e saj.
Mirëpo nuk kanë munguar as ato negativet, ku një ndër ta e ka komentuar këngëtaren për moshën, ndërsa kjo e fundit ka vendosur që ti përgjigjet.
“Se kush ja var më kësaj tani, besoj vetëm pleqtë se në atë kategori është futur kjo”, ka shkruar një ndër komentuesit.
Nga ana tjetër Bleona i është përgjigjur: “Po ti pse ma var shtrohet pyetja? Se këtu as nuk komenton dot nëse nuk më ndjek. Ik tani bëj unfollow dhe shijo këto vite që të kanë ngelë pa u shqetësuar për mua.”

© Panoramaplus.al

