23 Shkurt, 2022

“Se ka askush”/ Fifi merr dedikimin e veçantë nga partneri i saj


Këngëtarja e njohur Fifi, duket se po e shijon në maksimum romancën e saj të re me Adis Patushin. Çifi është parë me njëri-tjetrin në çdo dalje në publik.Madje dhe në festën private të organizuar për të gjithë ish-banorët e “Big Brother VIP”, dyshja kanë qëndruar së bashku.

Lidhja e tyre u konfirmua gjatë një koncerti të këngëtares ku shkëmbeu një puthje me Adisin i cili njihet dhe si ish- bashkëshorti i modeles shqiptare Adrola Dushi.

Dyshja janë goxha aktive në profilet e tyre në Instagram ku shpesh herë postojnë video apo foto me njëri tjetrin. Adisi ka postuar se fundmi një foto me artisten ku krahë saj ka bërë dedikimin e veçantë.

“E kam njo’ që se ka kush!?”- ka shkruar ai duke iu referuar kështu Filloeretës

© Panoramaplus.al