Ajo është prezantuar për publikun si një këngëtare, mirëpo së fundmi e kemi parë edhe pozicionin e moderatores.

Po flasim për Evi Reçin, e cila së fundmi është bërë nostalgjike duke ndarë disa foto kur ka qenë e vogël.
“Me këtë photoalbum sapo i dhashë vetes shumë përgjigje (jo po muzika, jo po shkolla, jo po dancing, jo po ushqimi si një dem që jam, jo mami, jo shoqeria etj)… Mos u kurseni nëper komente.Vendodhja? Gjithkund”– shkruan Evi krahas kolazhit me foto.



Sakaq Evi Reçi prej disa kohësh por përflitet për një lidhje me Kledi Hysajn.

Thathethemet për çiftin nisën fillimisht në rrjet kur qarkulluan foto të dy personazheve nga vende të njëjta, më pas udhëtimi i Evit në Austri, dhe intervistat e tyre konfirmuan të gjitha dyshimet.

Pak kohë pas njohjes nisi edhe lidhja e tyre, që për publikun nisi të zbulohej nga rrjetet sociale, por nga miqtë e afërt të tyre, dihej që në ditët e para. Evi ka qenë e ftuar në “Netët e klipit shqiptar” ku ka rrëmbyer edhe një çmim, atë të “Klipit më të mirë qytetar”. Dhe çmimin ia dorëzoi pikërisht Kledi.
© Panoramaplus.al
