31 Gusht, 2023

Së bashku me familjen e tij, Gerard Pique dhe Clara Chia kalojnë pushimet e tyre të para. Ja destinacioni që ka zgjedhur çifti


Ish-futbollisti i njohur, Gerard Pique dhe partnerja e tij Clara Chia, janë’ arratisur’ dhe po kalojnë pushimet e tyre të para në Dubrovnik.

Mirpo çifti duket se nuk ndodhen vetëm. Së bashku me ta është dhe familja e Piques, prindërit dhe vëllai i ish-futbollistit, Marco dhe gruaja e tij Maria.

Media e njohur spanjolle “Lecturas”, shkroi së fundmi për dyshen:

“Këto pushime janë vendimtare për ta, sepse ata janë përballur me sfida të shumta kohët e fundit, duke përfshirë konfliktet publike me ish-partneren e Pique-s, Shakirën. Një arratisje paqësore në Kroaci u dha atyre një pushim shumë të nevojshëm dhe një mundësi për të rifituar shpirtrat e tyre në shoqërinë e të dashurit e tyre”.

Kujtojmë se Shakira dhe Gerard Pique i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas 11 vitesh bashkë pasi ky i fundit e tradhtoi këngëtaren me Clara Chian, partneren e tij aktuale.

Shakira nuk ishte celebruar kurrë me futbollistin, pasi ajo kishte pranuar publikisht se nuk dëshironte që ai ta shihte si “gruaja”, por si “e dashura e jetës”. Pique kishte plane të tjera në këtë aspekt por u dorëzua përpara kërkesës së Shakirës ndonëse kishin dy fëmijë bashkë, derisa çifti u nda.

© Panoramaplus.al