1 Korrik, 2020

“S’dola kështu nga shtatzënia e parë”- Jonida Vokshi befason edhe Gentian Zenelajn. Aktori i bën komentin epik, ja si i kthehet ajo


Jonida Vokshi i ka befasuar të gjithë me format e saj trupore pas lindjes.

Aktorja publikoi foto në Instagram dhe i la të gjithë me gojë hapur.

Fiziku i saj i tonifikuar pas lindjes së vajzës tërhoqi edhe vëmendjen e aktorit të humorit, Gentian Zenelajt.

Me anë të batutave dhe humorit, ai vuri në dukje se Jonida i ka rikthyer shumë shpejt format trupore pas shtatzënisë.

“Unë nuk dola kështu nga shtatzënia e parë,”– shkroi ai në një foto të Jonidës ku duket mjaft e dobët.

Ndërsa nuk ka munguar komenti i aktores, e cila iu përgjigj: “E do recetën për të dytin? Ndërkohë që të qeshurat nuk po më pushojnë, të kuptohemi.”

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al