Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij, Erzina Shehu janë munduar ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg vëmendjes së publikut. Çifti, prindër të një vajze, Iza, janë shumë të rezervuar sa i përket jetës personale.

Së fundmi, këngëtari zbuloi se do bëhen prindër për herë të dytë dhe Erzina është në pritje të një djali. Gjatë një interviste, ai foli për bashkëshorten e tij dhe se si ndryshoi jeta pas martese.
MC Kresha theksoi se Erzina është një grua e jashtëzakonshme, që kujdeset për familjen.
Ai shtoi se ajo është xheloze, por nëse nuk do ishte atëherë nuk do e dashuronte.

“Bashkëshortja ime është e jashtëzakonshme, kujdeset për familjen e saj dhe timen, është njeri i dashur. Është xheloze, po të mos ishte nuk do e doja. Normal xhelozia ka disa kufij, dhe gruaja ime e kupton që profesioni im është ekstravagant. Kur u martova kalova në një stad tjetër, familjar dhe këtë punën e hip hop e shohim profesion, kur isha beqar e kisha lifestyle, gjithçka. Sot jemi prindër, bashkëshort pastaj jemi artistë”, u shpreh ai në “RTV Ora”.

Ndërsa pyetjes se kur do shkëputet nga muzika, iu përgjigj: “Kur të vijë koha, s’mund të bësh rap 50-vjeç. Vjen një moment kur njeriu e kupton që duhet të kalojë në një fazë tjetër të jetës profesionale.”








