3 Gusht, 2021

“Sarushe, je veterane e eksperiencave…”- Plas “sherri” mes dy ish-konkurrenteve të “Për’puthen” për Atdhe Xharavinën


Dy ish-konkurrentet e “Për’puthen”, Sindi Loci dhe Sara Malaj, i kanë hapur “luftë” njëra-tjetrës në rrjete sociale.

sindi loci sara malaj (11)

E gjitha nisi kur 22-vjeçarja bëri një koment jo të hijshëm për Sarën mbrëmjen e djeshme kur ishte e ftuar tek “Në Pranga”. Kur në ekran u shfaq fotoja e Malajt, Sindi tha: “Pse na përmendni emra të tillë në këtë orë të ditës. Na e shpifët!”, duke qeshur.

sindi loci sara malaj (9)

Kjo nuk i ka shpëtuar Sarës, e cila vendosi të reagojë menjëherë në Instagram-in e saj. Ajo publikoi një status, në të cilin shkroi:

Zonjushë Sind Minioni, normal që do ta shpifi Sara se mirë Atdheun ta hoqa nga harta, por edhe Gelin që mendove që kishte çerek shansi s’të lashë ta shijoje takimin deri në fund. S’ke faj edhe unë po të isha në vendin tënd do e urreja veten time”, shkruan Sara në një postim në Instagram.

sindi loci sara malaj (17)

Nga ana tjetër, edhe Sindi i ktheu një përgjigje Sarës. Ajo i rikujtoi Malajt intervistën që ajo ka bërë me Antonelën, në të cilën u shpreh se Atdheu pëlqente më shumë brunet se biondet dhe se ato të dyja ishin lodhur kot.

atdhe xharavina sara malaj (8)

Sindi publikoi edhe një pjesë nga intervista e Atdheut në emisionin “Në pranga”, në të cilën shprehet se ka shumë respekt për Sindin.

sindi loci sara malaj (14)

Më fal, çfarë më kishe marrë ti nga kjo etapë e mbyllur?! Që zgjati dy javë. Këtë kishe marrë?! Je e vogël Sarushe, ti je veterane e eksperiencave dhe je shumë e zgjuar po me minionin e vogël je içik si shumë larg…

sindi loci sara malaj (18)

Këto janë fjalët dhe çfarë mbahet mend për mua në rrugëtimin tim thënë nga fiskimi yt dhe i të gjithëve… ndërsa nga ty mbahet mend vetëm e qeshura jote e mrekullueshme.

sindi loci sara malaj (16)

sindi loci sara malaj (15)

Nuk e kuptoj pse ju vjen kaq habi kur fjalët që unë kam thënë dje në emision, ti i ke thënë për mua në një live në Instagram. Ti mund të flasësh çdo gjë?! Dhe unë mos të flas se pastaj i bie që po sulmoj femrat?! Unë nuk reagova në moment, gjeta momentin e duhur dhe e thashë… ty të dogjën fjalët e tua?

sindi loci sara malaj (19)

Do vëmendje?! Apo do pak followers real?! Edhe njëherë që mos t’ju djegi fare… Unë Atdheun e kam shok shumë të mirë dhe ai më ka shoqe po ashtu, ndryshe nga ty. Dhe nuk më ke marrë asgjë se po të ishte i imi s’do kishe shanse jo ti, po asnjë të ma merrte… prandaj rrugën e keni të lirë”,- shkroi Sindi Loci.

sindi loci sara malaj (20)

sindi loci sara malaj (7) sindi loci sara malaj (5) sindi loci sara malaj (6) sindi loci sara malaj (4) sindi loci sara malaj (21) sindi loci sara malaj (10) sindi loci sara malaj (9) sindi loci sara malaj (3)

© Panoramaplus.al