Vëllai i madh i dha mundësinë banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP” që të zgjidhnin një “çift”, i cili do të shijonte një darkë në dhomën e surprizave. Disa prej tyre thanë “Dj PM dhe Sarah”, ndërsa disa të tjerë votuan për “Dj Dagz dhe Einxhel”.

Por kur blogerja e ftoi artistin për darkë, ai reagoi i revoltuar dhe tha: “Unë s’po dua. Mos më bëni të bëj diçka me zor”. Kjo deklaratë nuk është mirëpritur nga Berisha. Kur ishte në dhomën e gjumit, ajo u mundua të sqarohej me Arbrin, i cili është shoku më i ngushtë i Pajtimit brenda shtëpisë.
Pjesë nga biseda:
Sarah: Mund të më thuash pak çfarë shpreha unë gabim sot?
Arbri: Shpirt, po ndikohesh nga të tjerët. Sepse edhe nëse do të shprehësh diçka, ka shumë mënyra të mira për t’u shprehur.
Sarah: Për çfarë po ndikohem?
Arbri: E the se ishe nervoze dhe gabove.
Sarah: Ku gabova?
Arbri: ‘Kjo ka marrë fund, nuk dua të diskutoj më…’, kështu u shprehe.
Sarah: Unë dua të diskutoj me PM, jo me banorët e tjerë që më pyesnin se çfarë pëlqej tek PM si mashkull.
Arbri: Në një farë mënyre me mua je prishur. Sot e ke xjerr shumë keq.
Sarah: Për çfarë?
Arbri:Kur bazohesh tek fjalët e dikujt tjetër, mua nuk më pëlqen. Natën e spektaklit, shkove iu ule PM në prehër dhe Fifi të tha një fjalë dhe… Ne nuk kemi një afërsi që e kanë dy shokë të thjeshtë.

Pak më vonë, pajtimi shkoi t’i kërkonte falje Sarës për mënyrën se si e refuzoi para të gjithëve. Kur ajo ishte ende në dhomën e gjumit, Pajtimi shkoi drejt saj për ta përqafuar.
Pjesë nga biseda:
Pajtimi: Sarë, më fal që nuk desha me pranu.
Sarah: Nuk e kam fare aty.
Pajtimi: Jo për ty, por s’po dua me askënd… e di që më kupton. Por mua ajo më erdhi. Prandaj doja të të thoja mos ma bëj atë pyetje, që mos të të thoja ‘jo’ para njerëzve, se tingëllonte shumë keq.
Sarah: Po ti e the gjithsesi.
Pajtimi: Mund ta kisha thënë edhe më keq.
Sarah: Pse?
Çifti që përfitoi darkën “romantike” ishin Einxhel dhe Arbri, të cilët i lanë pas zënkat për të kaluar disa momente qetësie.


