12 Korrik, 2022

Sarah Berisha sapo e tregoi përmes kësaj videoje se ‘stresi’ më i madh në jetën e PM është vet ajo


Nuk ndodh shpesh që vajzat të bëjnë ironi dhe të tallen me veten në një lidhje, por Sarah Berisha bën përjashtim.

Blogerja i është bashkuar një prej trendeve më virale të TikTok. Ajo ka postuar një video me PM ku fillimisht shihen bashkë duke ‘u lutur’. “Duke iu lutur Zotit të largojë gjithë stresin nga jeta jonë”- shkruhet fillimisht në video e më pas zhduket Sarah. Një video humoristike që nënkupton se ajo i shkakton stres Dj.

Gjithsesi e gjitha është një shaka dhe në të vërtetë vetë çifti ka pranuar se i falin njëri-tjetrit lumturi dhe dashuri.

PM dhe Sarah nisën lidhjen e tyre në muajin nëntor kur ishin pjesë e ‘Big Brother VIP”. Pas mbarimit të formatit ata kanë vijuar romancën në distancë ndonëse takohen shpesh e madje kanë bërë edhe disa udhëtime bashkë. Blogerja ka treguar se distanca i ka lodhur por takohen çdo javë dhe gjërat po shkojnë shumë mirë.

Për planet e të ardhmes? Është ende shumë herët të flasin. “Nuk e kemi menduar të ardhmen. Po shijojmë këtë fazën kështu dhe unë nuk mund të lëviz jashtë Shqipërisë. Edhe PM ka familjen dhe punën në Kosovë është shumë shpejt. Më vonë nuk i dihet.”–ka pohuar Sarah.

© Panoramaplus.al