9 Janar, 2022

Sarah Berisha rrëfen komentet pas përvojës në Big Brother Vip: Ç’nuk shkruanin për mua, thoshin që pëlqeja Donaldin dhe Granitin


Bloggerja Sarah Berisha ka treguar përvojën e saj se ishte të qenit pjesë e Big Brother Vip. E ftuar në ‘Fan Club’, Sarah Berisha ka rrëfyer edhe disa prej komenteve më interesante që ka marrë nga ndjekësit pas mbylljes së kësaj eksperience, veccanërisht ato në lidhje me Donaldin dhe Granitin brenda shtëpisë. 

SWDEFRGTHYUJ65HY4TG-620x487

Berisha shprehet se pas daljes është munduar të marrë veten dhe të kalojë kohë me familjen e saj, por sigurisht edhe me Dj PM, më të cilin është në një raport romantik. Ajo tregoi gjithashtu se nuk ka mundur dot të anashkalojë disa komentet negative të ndjekësve, edhe pse përpiqet që mos t’i lexojë por të fokusohet tek ato pozitive.

“Jam munduar që këto ditë përveçse të marr veten, të shijoj familjen dhe PM, komentet sidomos negativet nuk kam dashur ti lexoj të gjitha. Është folur një pëlqim për Donaldin, për Granitin, gjëra të tilla, komentet nuk dua ti lexoj fare. Është folur për luhatjet e mia për PM, por kam lexuar vetëm komentet pozitive. Kam marr një mbështetje shumë të madhe nga publiku”, u shpreh Sarah.

© Panoramaplus.al