19 Gusht, 2023

Sarah Berisha rikthehet në ekran, i thotë “Po” sfidës për… Ja ku do e shohim ish-banoren BBV


“Dancing with the stars” do të rikthejë sërish në ekran Sarah Berishën. Blogerja mori famë me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother” dhe që atëherë ka preferuar që të fokusohet më së shumti tek karriera në rrjetet sociale, ku edhe është ndër blogeret më të ndjekura.

sarah berisha6

Por ftesa për të qenë në sfidën e kërcimit, ka bërë që ajo mos të ketë mundësi ta refuzojë. Kështu, ajo është emri i radhës që i bashkohet kastës së artistëve, që nga fillimi i tetorit do të nisë në televizion.

sarah berisha1

Kështu, disa prej personazheve të famshëm që do të marrin pjesë janë pikërisht, Eni Shehu, Lei Kraja, Fjodora Fjora, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi, Nora Istrefi. Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë VIP-at e tjerë që do t’i bashkohen sfidës, në garë për çmimin e madh.

bora zemani donald veshaj2

Programi i kërcimit do të nisë në shtator nën drejtimin e Bora Zemanit, e cila do të heqë dorë përfundimisht nga “Përputhen”. Bashkëprezantuese do jetë edhe Megi Pojani, e cila zë vendin e Eno Popit në “Gold Room”.

megi pojani

Kujtojmë se vitin e shkuar, Megi Pojani ishte një ndër finalistet e këtij spektakli, ndërsa këtë vit ajo merr postim e moderatores, që do të presë të ftuarit në Gold Room. Ndërkaq Bora Zemani ka hequr dorë përfundimisht nga “Përputhen” për t’u bërë kështu moderatore e vetëm këtij formati.

sarah berisha3

Ndërkaq që emra të tjerë pritet t’i bashkohen sfidës së kërcimit, por emrat e tyre po mbahen sekret nga produksioni për t’u prezantuar në nisje të sezonit të ri që do të nisë deri në shtator.

sarah berisha sarah berisha2 sarah berisha4 sarah berisha5

© Panoramaplus.al