
Sara Hoxha dhe Ylli Limani: shoqëria që nuk e dinim se na duhej.
Dyshja kohët e fundit ka treguar se janë bërë miq të mirë dhe shpesh na servirin në rrjetet sociale momente qesharake. Por, së fundmi janë bërë protagonistë të një videoje shumë të ëmbël që është bërë virale në rrjetet sociale.
Ylli ka qenë duke performuar në skenën e “Alba Festival” në Zvicër por duke qenë se performanca e tij është realizuar pasdite, këngëtari ka qenë në ekspozimin e diellit që po ia vështirësonte punën.
Kështu atij i ka adhur në ndihmë Sara e cila ndodhej në prapaskenë për të mbështetur partnerin e saj, Ledri Vula. Sara i ka sjellë Yllit një palë syze në skenë në mënyrë që të ishte më i qetë në performancën e tij.
Ky moment nuk u ka shpëtuar të pranishmëve, të cilët e kanë regjistruar dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale. Mes tyre videoja është shpërndarë edhe nga Ylli i cili ka shkruar: “Saraaaa” duke e shoqëruar me emojin e disa zemrave.
© Panoramaplus.al
