2 Shtator, 2022

Sarah Berisha publikon mesazhet ku dikush thotë se Dj PM do “i kërkojë dorën”: Të dashurit tim i doli sërish fati


Nëse ka diçka që e dimë me siguri për çiftin Dj PM-Sarah Berisha është se marrin me sportivitet çdo gjë.

Duket se besimi është kyçi i lidhjes së tyre dhe shakatë e humorin rreth lidhjes së tyre e pranojnë pa asnjë problem.

Çfarë ka ndodhur së fundmi? Në TikTok është bërë viral një trend ku vajzat u dërgojnë nënave të tyre foton e një personazhi publik duke i prezantuar si të dashurin e tyre në mënyrë që të shohin reagimet e nënave. Më pas mesazhet i publikojnë në rrjetin social kaq shumë të përdorur. Kështu, një vajzë i ka dërguar nënës së saj foton e PM.

Videoja i ka rënë në sy edhe blogeres. Por, si reagoi ajo? Në mënyrën më “funny” dhe të bukur. Ajo e ka shpërndarë videon në llogarinë e saj në Instagram ku shkruan: “Unë mendoj se mami dhe vajza paskan shije të mirë. Të dashurit tim i doli sërish fati!”

 

Dyshja arritën ta zhvillonin romancën e nisur në Big Brother Vip, dhe sot duken më të dashuruar se kurrë. Fansat e blogeres dhe Dj mezi presin një foto ose dedikim të tyre në rrjetet sociale, ndonëse këto të fundit nuk kanë mungur prej fillimit.

Pak ditë më parë, Sarah ka ndarë në Instagramin e saj një foto nga “Sunny Hill Festival” ku duket së bashku me partnerin e saj. Më i veçantë se imazhi është dedikimi i bërë nga blogerja për Pajtimin. “Shoku i jetës”- shkruante Sarah krahas postimit.

Sakaq kujtojmë që ky dedikim erdhi pasi blogerja nëpërmjet një bisede virtuale me ndjekësit në Instastory zbuloi se e ka takuar të gjithë familjen e të dashurit të saj, përveç motrës së tij të vogël.

Ndonëse në këtë periudhë lidhja e tyre po zhvillohet në distancë, shkak i angazhimit të PM-it, çifti duken të konsoliduar me njëri-tjetrin.

© Panoramaplus.al