10 Shkurt, 2020

Sanremo 2020/ Nga fjalimet e guximshme tek puthja mes Fiorello dhe Tiziano Ferros, disa nga momentet për t’u mos harruar


Sanremo është padyshim një nga festivalet më të rëndësishëm italian, e veç fituesit, janë edhe shumë momente të tjera që do të ngelin gjatë në mendjen e atyre që e ndjekin.

Nga guximi i Rula Jebrela , apo puthja në skenë e Fiorello e Tiziano Ferro, ja disa prej këtyre momenteve:

1

Rula Jebreal dhe guximi i saj

Historia e një përvoje intime, personale dhe e dhimbshme, një shembull kurajo dhe forcë për veten e saj dhe për ata që e dëgjuan. Monologu i Rula Jebreal për dhunën ndaj grave u pasua nga duartrokitjet dhe lotët. Një fjali duhet të hyjë në kokën e të gjithëve: “Pyete veten se si gratë ishin veshur në Sanremo, por kurrë mos pyet përsëri se si vishej personi që u dhunua”.

Benigni gjithnjë i jashtëzakonshëm

Roberto Benigni, zgjodhi poezi e jo ironi në Sanremo. Duke treguar edhe njëherë se është i jashtëzakonshëm. E mes së gjithave, ai tha një fjali që duhet qëndrojë e mbërthyer gjatë në zemrën tonë: “Dashuria është pafundësia e vendosur brenda mundësive të secilit prej nesh. Nuk ka jetë njerëzore që të paktën për një moment të mos ketë  qenë e pavdekshme “.

Fiorello dhe Tiziano Ferro, një puthje kundër stereotipeve

Puthja mes Fiorello dhe Tiziano Ferro dhe më në fund përmbysja e stereotipeve

Amadeus, Fiorello dhe kulti i miqësisë

Miqësia e vërtetë, e sinqertë, shumë e qëndrueshme, midis Amadeus dhe Fiorello ishte e dukshme.

© Panoramaplus.al