25 Shtator, 2022

Sali Berisha shpërndan foton nga dasma e të birit: Dua të ndaj me ju miq këtë gëzim në familjen tonë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një foto nga dasma që po mbahet mbrëmjen e kësaj të diele, mes djalit të tij Shkëlzen Berisha dhe blogeres Armina Mevlani.

Në foto shihet çifti i ri së bashku me ish-kryeministrin dhe bashkëshorten Liri Berisha. Në mbishkrimin e fotos Berisha uron Shkëlzenin dhe Arminën për kurorëzimin e dashurisë dhe miqësisë së tyre.

“Sonte dasëm në familjen tonë dhe unë dua të ndaj me ju miq gëzimin e saj.
Shkëlzeni dhe Armina kurorëzojnë dashurinë dhe miqësinë e tyre! Zoti i bekoftë!”, shkruan Sali Berisha.

© Panoramaplus.al