16 Shtator, 2022

Saga e tradhtive të Piques! “Truket” e futbollistit për të mashtruar Shakirën pa e ditur ajo


Romanca me Clara Chia Marti, bëri që Shakira t’i jepte fund lidhjes së saj 12 vjeçare me Gerard Pique.

Pas kësaj pati thashetheme të shumta që futbollisti në të vërtetë e tradhtonte këngëtaren prej vitesh. Shumë mund të hamendësojnë si Shakira nuk e pikasi diçka të tillë në kaq kohë. Mirëpo së fundmi paparaci spanjoll Jordi Martin, ka zbuluar disa “trike” që përdorte mbrojtësi i Barcelonës për të mos u kapur.

“Pique, kur sheh një vajzë, i di shumë mirë masat që duhet të marrë”, tha Martin.

“Domethënë, nëse shkon në hotel dhe takon një vajzë, ajo shkon e para, ndërsa ai parkon makinën, pastaj ngjiten secili vetëm në dhomë.Vajza largohet vetëm nga hoteli dhe ai po ashtu. Kjo është metoda që Pique ka përdorur për shumë vite.”

Ndarja mes Shakirës dhe Pique u zyrtarizua më 4 qershor, megjithatë, imazhet e mbrojtësit me të dashurën e tij aktuale , Clara Chia Marti, datojnë që në shkurt.

Gazetari nuk ka përfunduar me kaq. Ai ka akuzuar, Piquen se i ka “vjedhur” të dashurën vëllait të shokut të tij.

“Pique ka një shok më të mirë. Clara ishte e dashura e vëllait të mikut të Pique. Që në momentin që u takuan, ai u “dashurua” me vajzën.

Kanë shkëmbyer numrat e telefonit, në fillim janë takuar fshehurazi. Më pas ai jo vetëm që ia mori të dashurën vëllait të shokut më të ngushtë, por edhe e largoi atë nga kompania e tij Kosmos, dhe në vend të tij punësoi Clarën”.

Martin gjithashtu tregoi momentin kur Shakira nuhati për herë të parë se diçka nuk po shkonte siç duhej.

“Kur u kthyen nga Disneyworld, Pique i kërkoi kohë sepse ishte i stërmbushur me biznesin e tij. Shakira i tha ‘mos u shqetëso sepse më duhet të iki për 17 ditë për të regjistruar në Shtetet e Bashkuara’.

“Ajo i ofroi një terapi çifti, të cilën ai e refuzoi, kështu që ajo aty e kuptoi se nuk mund ta përmirësonte marrëdhënien, se nuk ishte një ulje-ngritje, por se diçka tjetër po ndodhte.

“Ky është momenti kur Shakira-s i bien të gjitha këmbanat e alarmit dhe ajo vendos të punësojë një detektiv privat.

Një nga tradhtitë e para të futbollistit, sipas gazetarit spanjoll, ka qenë me Nuria Tomas.

“Sot është e martuar, sapo është bërë nënë, në kohën kur ishte beqare”, ka shpjeguar ai.

“Ai takim është bërë në banesën e Nurias, ka qenë në kampin e Kombëtares spanjolle, Pique ka shkuar në banesën e Nurias me një taksi, janë takuar për dy orë dhe është kthyer me kombëtaren.

“Këtë informacion ia tregova vëllait të Shakirës disa ditë më parë, Toninos, Shakira është në dijeni të kësaj pabesie”.

© Panoramaplus.al