18 Dhjetor, 2018

Sabri Fejzullahu surprizon fansat, duet me më të bukurën e Kosovës


Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka vendosur që t’i surprizojë fansat e tij me bashkëpunimin që do të sjellë së shpejti.

Ai do të vij me një projekt të ri muzikor me këngëtaren Morena Taraku, e cila në vitin 2010 është shpallur “Miss Kosova”.

Lajmin e ka bërë të ditur Morena nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me Sabri Fejzullahun dhe në të shkruan: “Po vjen”.

Gjithashtu Taraku zbulon edhe titullin e këngës që do vij shpejt në tregun muzikor “Dashuri”.

Ndërkohë mbetet për tu parë sa do përshtaten zërat e të dyve dhe suksesi që do të arrijnë me “Dashuri”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al