Këngëtarja e moderatorja e njohur, Orinda Huta, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të fëmijëve.
Para dy viteve, Orinda ka kurorëzuar dashurinë në martesë me moderatorin e njohur Turjan Hysko. Huta ka folur për martesën, për dëshirën e Turit që të ketë 8 fëmijë dhe se ajo është plotësisht dakord që të kenë një familje të madhe.

Gjithashtu moderatorja foli edhe rreth propozimit për martesë që Turi i ka bërë, e që ajo e ka refuzuar.
“Kishim vendosur të martoheshim përpara se Turjani të bënte një propozim tamam. Edhe pse unaza e parë u ble shumë vite më parë, që ai të bënte një propozim që unë nuk e prisja, por unë ia zbulova këtë propozimin, ia zbulova edhe unazën, por nuk më pëlqeu unaza fare kështu që e prishëm propozimin e parë”, u shpreh Orinda
“Vendosëm pas disa vitesh që të martoheshim, por ai ende nuk e kishte bërë propozimin. Në 30-vjetorin e ditëlindjes time ne shkuam në Romë, një qytet që e duam shumë. Turjani planifikoi në momentet e fundit të gjithë gjënë. Nuk mund të them që e dyshoja plotësisht që ai do ta bënte një gjë të tillë, megjithatë thashë po e bëri mirë.
Në ditën që po më vinte ditëlindja ne u vonuam shumë në taksi, madje minutat e fundit përpara se të më vinte ditëlindja ishim akoma në taksi, në një trafik të tmerrshëm të Romës. Në momentin e fundit, kur po mbërrinim në Piazza del Popolo, zbritëm nga taksia dhe Turjani e kuptova që ishte shumë i tensionuar, që gjëja të bëhet me sezbën, që duhet të ishte me patjetër në 12 të darkës tek Piazza që të propozonte. Del nga makina, i jep lekët taksistit, del… Filloi të më përqafonte, aty thashë unë: Paska diçka këtu. Më përqafoi më mori duart, edhe ‘shpirt’ tha..
Sa tha ‘shpirt’, i thashë: Mos e bëj! Mos e bëj të lutem! Po të lutem më lër ta bëj, dua unë, jam përgatitur për këtë gjë. Mos e bëj të lutem, çfarë kuptimi ka gjithë këta njerëz…. Të lutem mos e bëj, e di ne do martohemi, nuk ka kuptim kjo gjëja… Ah moj Orinda, tha, si s’më le të të bëja një gjë”, përfundoi moderatorja.
Siç është e dukshme, Orinda nuk është fare tipi i femrës që i ka qejf propozimet e bujshme, por megjithatë vlen të theksohet fakti se dasma e tyre ishte përrallore dhe ndër më të përfolurat e showbizit shqiptar.


