27 Gusht, 2020

“Sa të rritem dhe pak fare mami do …”- U bë nënë për herë të parë, ja dhuratat që Armina Mevlani i bëri Olta Gixharit për djalin


Olta Gixhari u bë nënë vetëm pak ditë më parë. Dhe aktorja mori shumë dhurata pas ardhjes në jetë të Amar.

Mes njerëzve të dashur që i dërguan dhurata ishte edhe Armina Mevlani.

Pavarësisht largësisë, blogerja e harroi miken e saj duke i dërguar në Spanjë rroba për djalin.

“Faleminderit Armina Mevlani. Sa të rritem edhe pak do mi veshë mami,”- shkroi Olta Gixhari në një postim në rrjetet sociale, ku tregoi edhe rrobat që i bëri dhuratë blogerja.

Aktorja solli në jetë Amar më 21 gusht në Spanjë, ku edhe po jeton së bashku me partnerin e saj misterioz.

Ajo ka vendosur të mos zbulojë identitetin e mashkullit që i rrëmbeu zemrën, pasi ai dëshiron të mos jetë person publik.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al