24 Maj, 2023

“Sa të mirë që janë”/ Amos Zaharia konfirmon romancën e Bjordit dhe Anna Likës? Aktori publikon videon romantike të dyshes


Anna Lika dhe Bjordi Mezini janë përfolur prej më shumë se 1 viti se janë në një lidhje dashurie dhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar.

Regjistori i serialit “H.O.T” së bashku me produksionin dhe aktorët ku pjesë e tyre është dhe Anna kanë organizuar mbrëmjen e djeshme një festë ku kanë festuar me njëri- tjetrin, por ajo ç’ka ra në sy ishte afrimiteti i Bjorit dhe Anës.

Ishte Amos Zaharia ai i cili duket se ‘konfirmoi’ romancën mes tyre pasi publikoi një video të dyshes duke kërcyer nën ritimet e muzikës latine të përqafuar me njëri-tjetrin.

Madje krahas videos aktori ka shkruar:

“Sa të bukur janë”, të shoqëruar me disa emoji me zemra.

 

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, Bjordi Mezini foli pak për jetë ne tij sentimenale, ku zbuloi disa detaje nga partnerja që i ka vjedhur zemrën. Ish-banori tregoi se partneren e tij e ka gjithashtu kolege në punë.

Raporti i tyre ka nisur tërësisht miqësor fillimisht, por më pas dyshja ka nisur këtë raport, që duket se është në prag për t’u kthyer në një marrëdhënie të konsoliduar. Prej më shumë sesa një viti, dyshja ia ka dal që të fshihet nga sytë e ndjekësve, duke e shijuar këtë raport larg syve të kureshtarëve.

© Panoramaplus.al