“Sa ta gjej shtëpinë dhe do të zhduk fare”. Ky është një nga mesazhet e dërguara Zhaklinë Lekatarit një aktiviste për të drejtat e njeriut dhe blogere që flet publikisht edhe për çështje të marrëdhënieve seksuale.

Sipas një burimi të gazetës “Si” , 38 vjeçarja kallëzoi pranë sektorit të krimeve kompjuterike të gjitha mesazhet kërcënuese dhe fyese të postuara në inboksin e saj.


“Kam një portal të quajtur Tabu ku postoj video të jetës së përditshme me temë informuese”– tha Lakatari.
“Ka disa muaj që në adresat e mia më vijnë mesazhe kërcënuese dhe fyese”– tha Lakatari para policisë.
Në instagram Lakatarit kërcënuesit e shajnë për nderin , për familjen madje i postojnë edhe certifikatën familjare.
Burimet i referohen pretendimeve të Lakatarit që e frikësuar shpjegon më tej se në një rast kur ajo kishte postuar fotografi për lulishten poshtë pallatit ku ajo luante kur ishte fëmijë , ndërsa së fundmi ishte rrethuar si aneks lokali, një komentues i ka shkruar “do ta marr gardhin e do ta fus në …”



