Reperi i njohur Gjiko dhe bashkëshortja e tij, Elita Rudi, vetëm pak ditë më parë konfirmuan lajmin e bukur të pritjes së ëmbël. Ata vendosën ta tregonin në klipin e këngës së reperit, “Distanca”.

Që nga ajo ditë, moderatorja nuk ka ngurruar që të publikojë në rrjetet sociale fotografi me barkun e rrumbullakosur.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto ku shfaqen edhe dy mbesat e saj, të cilat puthin barkun si një shenjë dashurie për foshnjën që pritet të vijë në jetë.

Ndërkohë Elita dhe Gjiko i dhanë fund beqarisë në shtator të këtij viti.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
