26 Shkurt, 2019

“Sa shkoni si çift, pse nuk lidheni ju të dy?”, Ori Nebijaj i kthehet komentueses


Dy moderatorët e njohur Ori Nebijaj dhe Isli Islami kanë një raport të bukur në ekran dhe një kimi të paparë më njëri-tjetrin.

Madje fansat e tyre duke se duan t’i shohin ata bashkë edhe jashtë tij. Një ditë më parë Ori ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me Islin në studion e “Wake up”.

Fotografia ka marrë mijëra pëlqime dhe shumë komente, ku një ndjekëse e ka pyetur Nebijajn se përse nuk lidhet me kolegun Isli, duke parë që shkojnë shumë bashkë.

“Sa shkoni si çift, pse nuk lidheni ju të dy? Apo jeni edhe nuk tregoni?”, ka komentuar vajza.

“Nuk e kuptoj këtë pyetjen? Ty të pyesin për miqtë e tu pse nuk lidhesh me ta meqë shkoni?”, ia ka kthyer Ori, duke na lënë të kuptojmë se marrëdhënia e saj me Islin është vetëm miqësore.

© Panoramaplus.al