Jennifer Lopez feston sot ditëlindjen e saj dhe kjo ditë nuk kishte si ta gjente më bukur se kaq.

Momentalisht artistja ndodhet në në Paris, me bashkëshortin e saj Ben Affleck, duke shijuar muajin e mjaltit.
JLo mbush 53 vjeç dhe festimet e saj premtojnë të jenë po aq të veçanta sa ajo do të kishte shpresuar që të ishin në një nga qytetet më romantike në botë.

Të dy, Lopez dhe Affleck u fotografuan duke dalë nga hoteli i tyre herët të dielën, duke buzëqeshur dhe duken shumë të lumtur. Çifti shoqërohej nga disa nga fëmijët e këngëtares. Mbetet për tu parë se si do ta kalojë JLo mbrëmjen e ditëlindjes së saj.


